Aksidenti i rëndë në Hungari ku vdiqën dy të rinj nga Kosova – të dhënat e fundit (Video )

Nga ENDRIT VELIU

Dy persona nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.

Viktimat janë Kushtrim Hoxha, 28 vjeçar nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeçar nga fshati Celinë – Komuna e Rahovecit kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Hungari.

Bashkim Hoxha, xhaxhai i viktimës, Kushtrim Hoxha,e ka konfirmuar vdekjen e tyre në aksidentit i cili ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes
Radio Vizioni