Kryeministri irlandez bën thirrje që të themelohet Asociacioni, thotë se nuk duhet të bëhet ndonjë mikro-shtet brenda Kosovës

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka thënë se qeveria irlandeze e sheh të rrugës që të fillohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai, në një konferencë për media gjatë vizitës në Prishtinë, ka theksuar se edhe masat kufizuese të vëna nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës duhet të largohen.

“Qëndrimi i Qeverisë së Irlandës është se besojmë që masat kufizuese që janë vënë mbi Kosovën duhet të largohen, ky është pozicion që ia kam thënë kryeministrit edhe e kam thënë zyrtarisht. Është me rëndësi që kryetarët e komunave të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe të përfaqësojnë njerëzit që jetojnë në ato komuna”.

“Dua të shoh Asociacionin të themelohet kjo duhet të bëhet në koordinimin të atyre zonave, nuk dua të shoh që të ketë një farë mikro-shteti që të bëhet brenda Kosovës, kjo nuk do të jetë diçka që do të jetë e dobishme për të ardhmen”, ka thënë Varadkar.