Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dje dha lajmin se Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
Ambasada e Kosovës në Dubai menjëherë më pas informoi se vendimi nuk ka hyrë ende ne fuqi dhe se duhen pritur disa procedura.
Lidhur me këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar me ish-ambasadorin e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifin.
Ish-ambasadori ka thënë se nuk e beson që mund të ketë vonesa.
“Nuk do të duhej të kishte vonesa sepse analizat e dokumenteve të Kosovës në EBA besoj që janë kryer deri më tani. Ne me 15 tetor të vitit 2020 e kemi dorëzuar kopjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës” ka thënë Arifi për Indeksonline.
Sipas tij, kjo procedurë do të jetë çështje javësh./Indeksonline/