AAK dhe Nisma pritet të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se ujdia mes Haradinajt dhe Limajt është arritur.
Sot pasdite, duke filluar prej orës 18:00, do të mbahet konferenca e përbashkët në selinë e AAK-në në Prishtinë.
Bëjmë të ditur se, nuk është hera e parë që këto dy parti garojnë bashkë.
AAK dhe Nisma gjatë viteve 2015-2017 ishin bashkë në opozitë, ndërsa në vitin 2017 deri në vitin 2019 ishin në bashkëqeverisje, ku Haradinaj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij.