Një 19-vjeçar në Gjilan është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Fotografimi apo incizimet e tjera të paautorizuara”.
Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur në ditët e para të janarit dhe viktimë është një vajzë 26-vjeçare, fotografitë e së cilës dyshohet se janë shfrytëzuar nga i dyshuari përmes rrjeteve sociale Telegram dhe Whatsapp.
Pas denoncimit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të kërkojë të caktohet masa për sigurimin e të pandehurit.
Kështu ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.