Punimet për renovimin e stadiumit që mban emrin e legjendarit, Adem Jashari në Mitrovicë janë gati të fillojnë.
Ministri, Hajrullah Çeku përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që punimet në këtë stadium janë afër të fillojnë, shkruan Indeksonline
“Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë”
“E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit”, shkruhet në njoftimin e Çekut.
Kujtojmë që në këtë stadium Kosova kishte luajtur ndeshjen e parë historike, ndaj Haitit./Indeksonline/