Radiot në vështirësi financiare, shpëtim të vetëm e kanë integrimin ne rrjetet sociale

Rrjet sociale janë shkaktarët kryesor të dëmtimit të radiostacioneve në Kosovë, pasi që interesimi i kompanive për reklamim në radio është gjithnjë e më i vogël. E shpëtim të vetëm e kanë integrimin në rrjetet sociale. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Instituti i Medieve në Kosovë me rastin e Ditës ndërkombëtare të Radios me temën “Efekti i medieve sociale në radio”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se aktualisht në Kosovë operojnë 83 radiostacione në gjumë gjuhë, por që sfidë e kanë mbijetesën.

Kryetar i bordit të Institutit të Medieve në Kosovë (IMK), Fazli Veliu, tha se radiot nuk kanë të hyrë dhe e kanë vështirë që të mbijetojnë. Sfidë sipas tij është mbajtja në pronësi të një radioje për shkak të mospërkrahjes nga shteti.

Ai tha se radiot të vetmin shpëtim e kanë integrimin ne rrjetet sociale.

“Transformimet teknologjike dhe dinamika e re e tranzicionit kanë prekur gjithë spektrin e radios në gjithë botën, përfshirë edhe mediat lokale në Kosovë, në veçanti radiot. Rrjetet sociale i kanë dëmtuar në masë të madhe disa radiostacionet sidomos ato lokale në Kosovë, pasi që interesimi i kompanive për reklamim në radio është gjithnjë e më i vogël. Këtë më së shumti po e ndiejnë mediet lokale me shtrirje të vogël frekuencash, të cilat investojnë fare pak në integrimin e radios në rrjetet sociale, por disa radio tashmë kanë filluar të bëhen më të lidhura në këtë çështje, duke bashkëvepruar me mediet sociale dhe kjo është krejt normale”,

“Radio në Facebook është një tjetër trend që tashmë po zhvillohet në Kosovë, ku kemi media të cilat dikur kanë qenë me frekuenca tokësore dhe tashmë nuk punojnë në FM, por në rrjetet sociale, si në: Facebook, Twiter, sepse aty e kanë gjetur vetën më mirë”, tha ai