Skuadra e Lille luan sonte ndeshjen e javës së 27-të në Ligue 1 kundër Lensit në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy”.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të luaj nga minuta e parë në këtë duel.
24-vjeçari gjatë këtij sezoni në Francë ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asiste.
Zhegrova luajti mirë edhe në dy ndeshjet miqësore që Kosova i zhvilloi gjatë këtij muaji, ndaj Armenisë dhe Hungarisë.
Kujtojmë që Lille është në pozitën e 4-të me 43 pikë, kurse Lens në pozitën e 6-të me 42 pikë.