Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq
Ministri këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebookk.
Ndërkaq në këtë takim, ministri thotë se u diskutua bashkëpunimi ndërkufitar, fuqizimi i raporteve në mes të komunave të zonave ndërkufitare në implementimin e projekteve nga fondet IPA, dhe iniciativat tjera në interes të përbashkët ishin temat kryesore.
“Bashkëpunimi ndërkufitar, fuqizimi i raporteve në mes të komunave të zonave ndërkufitare në implementimin e projekteve nga fondet IPA, dhe iniciativat tjera në interes të përbashkët ishin temat kryesore të cilat i diskutuam në takimin bilateral me Ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, znj. Maida Gorčević”, shkroi Krasniqi.
“Pasi i urova mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Ministren znj. Gorčević, e falënderova për bashkëpunimin korrekt dhe marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve duke synuar thellimin e këtij bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët”, shton më tutje ministri.
Krasniqi tha se ka njoftuar ministren për projektet dhe programet e ministrisë të cilat përfshijnë avancimin e agjendës legjislative, zhvillimin ekonomik lokal dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale.
“Në anën tjetër, nga ministrja znj. Gorčevi, u njoftova për iniciativat dhe planet e ministrisë të cilën ajo e udhëheqë në kuadër të procesit të integrimeve evropiane”, shprehet Krasniqi.
“Në fund të takimit u dakorduam që bashkëpunimi ynë të thellohet përmes programeve dhe projekteve konkrete”.