Rriten të hyrat tatimore për 25.8 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për rritjen e të hyrave tatimore për 25.8 milionë euro.

“Mbledhja e të hyrave për periudhën janar – mars 2024, kap shifrat prej 236.2 milionë euro, ndërsa nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 25.8 milionë euro apo 12.2%”, ka njoftuar ATK.

Sipas tyre, faktorët që kanë ndikuar për rritjen e të hyrave tatimore janë implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive.

“Forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe duke ndërmarrë veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mospërmbushës”, njofton tutje ATK.