Ëmbëlsirë ideale për të gjithë familjarët
Në këtë recetë ju sugjerojmë t’i shtoni shije ëmbëlsirës tuaj të preferuar.
Përbërësit:
– 100 g arra të bluara,
– 100 g rrush të thatë,
– 1 gotë jogurt,
– 1 gotë e vogël vaj,
– 3 gota të vogla qumësht,
– 3 gota të vogla miell,
– 3 gota të vogla grizë,
– 1 qese pluhur për simite,
Sherbeti:
– 400 g sheqer,
– 500 ml ujë,
– Lëng të një limoni.
Përgatitja:
Në një enë qitni arrat, rrushin e thatë, jogurtin, qumështin, miellin, vajin, grizin, pluhurin e simiteve dhe të gjitha ngadalë përzieni mirë.
Të gjitha qitni në tepsi të lyer.
Ngroheni furrën në 180 gradë C.
Piqeni në furrë të ngrohur, derisa pjesa e sipërme të marrë ngjyrë të artë në të gështenjtë, rreth 30 min.
Priteni në forma të dëshiruara…
Vërejtje: Nëse i qitni shurupin e ftohur, bakllava duhet patjetër të jetë e ngrohtë – nëse qitni shurupin e ngrohtë, bakllava patjetër duhet të jetë e ftohtë.