Paris Saint-Germaini ka kaluar Barcelonën dhe ka mbajtur gjallë shpresën për trofeun e parë të Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma në Barcelonë, parisienët fituan 4:1 për të bërë vend në gjysmëfinale të Championsit. Kampioni francez ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë për t’u kualifikuar në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane. Në Paris, Barcelona kishte fituar 3:2. Në Barcelonë, Parisi fitoi shumë më thellë.
Raphinha kaloi në epërsi 1:0 Barcelonën në minutën e 12-të. Sfida mori kahe në minutën e 29-të, kur Ronald Araujo i Barçës u ndëshkua direkt me të kuq, për ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit.
Kjo bëri gjërat dukshëm më të lehta për PSG-në. Ousmane Dembele barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 40-të.
Ndërkohë pjesa e dytë i ka takuar plotësisht skuadrës së Luis Enriques.
Vitinha shënoi për 2:1 në minutën e 54-t. Më pas Dembele nxori penallti, të cilën në gol e konkretizoi Kylian Mbappe në minutën e 61-të. Ylli francez shënoi tjetër gol në minutën e 89-të.
Barça, ndonëse me një lojtar më pak në fushë, kishte mundësitë e saj. Por nuk konkretizoi në pjesën e dytë dhe kështu garën në Champions e vazhdon Parisi.
Në gjysmëfinale, PSG-ja takohet me Borussia Dortmundin.