Milani i ka thënë lamtumirë Ligës së Evropës, pasi është mposhtur edhe në ndeshjen kthyese të çerekfinales nga Roma.
‘Romakët’ mposhtën ‘Rossonerët’, me rezultat 2-1, të enjten mbrëma në ‘Olimpico’ të Romës, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-1, të besuarit e Daniele De Rossit kalojnë në gjysmëfinalen e kësaj gare joshëse në Evropë.
Manicini (12’) dhe Dybala (22’), shënuan nga një gol për fitoren e Romës, derisa golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Gabbia (86’).
Roma në këtë ndeshje nga minuta e 31-të luajti më një lojtarë më pak pasi Çelik u largua nga loja me karton të kuq.
Ndërkohë edhe Liverpool është eliminuar nga Liga e Evropës, pavarësisht që sonte fitojnë në Bergamo ndaj Atalantës, me rezultat 0-1. Megjithatë, skuadra italiane kalon në fazën tjetër të kësaj ligë falë fitores në ndeshjen e parë prej 3-0. Egjiptiani Salah (7’), shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për ‘The Reds’.
Bayer Leverkusen i Granit Xhakës pas suksesit të arritur në Bundesligën gjermane, po shkëlqen edhe në Ligën e Evropës.
“Aspirinat’ janë kualifikuar në gjysmëfinalen e kësaj ligë pasi sonte luajtën baras 1-1 në udhëtim tek West Hami, por gjermanët e Leverkusenit me rezultatin e përgjithshëm prej 3-1, prekin rundin tjetër të Ligës së Evropës, e dyta për nga rëndësia në Evropë.