Milwaukee Bucks dhe Oklahoma City Thunder kanë shënuar fitore mbrëmë në ndeshjet e para të serive të 1/8 së finaleve të plejofit.
Bucksat fituan ndaj Indiana Pacersit bindshëm, 109:94 pavarësisht mungesës së superyllit të tyre, Giannis Antetekounmpo.
Ndërkaq, jo edhe aq lehtë s’e patën Oklahoma City Thunder që triumfuan me vetëm dy pikë epërsi ndaj New Orleans Pelicans, 94:92.
Kësisoj, të dyja tani kanë marrë epërsinë 1:0 në seritë e tyre.