Zyrtarët publikë kanë nisur me deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në mesin e atyre që kanë deklaruar pasurinë është edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ai ka deklaruar se ka një shtëpi e cila është në emër të tij, dhe së bashku me bashkëshorten e tij ai ka edhe dy banesa, truall, tokë.
I pari i Podujevës ka edhe një veturë e cila kushton 16 mijë euro.
Para të gatshme, Bulliqi ka mbi 30 mijë euro të deklaruara.
Pasurinë e plotë të deklaruar nga Bulliqi mund ta gjeni duke klikuar KËTU.