Në Komunën e Podujevës tashmë është bërë tradicional mbajtja e turneut në futboll të vogël në fshatin Kërpimeh. Ky turne organizohet për nder të dëshmorëve të rrethinës së Kërpimehut.
Hapja e turneut u bë gjatë mbrëmjes së kaluar ku mori pjesë edhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik, njëherit i autorizuar për kryerjen e detyrave edhe të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Vigan Salihu.
Mbajtja e turneut të futbollit të vogël mbështetet nga DKRS- Podujevë dhe do të përfundojë më 5 maj në Ditën e Dëshmorëve.