Policia e Kosovës ka kërkuar që vozitësit e automjeteve të kenë kujdes të shtuar, sidomos gjatë ditës së sotme ku ka reshje të shiut dhe rrugët janë me ujë.
Sipas një postimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vozitësit duhet të kenë kujdes të shtuar të përshtatjes të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në postim.