Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1755 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 37 me dëme materiale.
Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 27 persona, ndërkaq 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.