Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë të martën i ka dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës një donacion me pajisje për regjistrimin e intervistave audiovizive, ku me këtë rast kryeprokurori, Blerim Isufaj ka mirëpritur ambasadorin e këtij shteti, Jonathan Hargreaves.
Me këtë pajisje Prokuroria Speciale do të sigurojë që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë, duke rekorduar saktë intervistat me dëshmitarët, të dyshuarit, dhe palët e tjera relevante. Isufaj, ka thënë se është motivuese fakti që Britania e Madhe është ndër partnerët kryesorë, mbështetës i Prokurorisë Speciale të Kosovës për të luftuar krimet.
“Prania juaj është konfirmim i dëshmuar i mbështetjes së Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe për më tepër ne e kuptojmë edhe si mbështetje të punës sonë për të luftuar krimet. Na motivon fakti që të ju kemi ndër partnerët kryesorë dhe thjesht kjo na bënë të ndihemi të sigurt se para nesh kemi një rrugë të përbashkët, të gjatë bashkëpunimi…2:07 Këtë ceremoni të dorëzimit të pajisjeve, që nuk janë të vetmet që ka bërë partneri ynë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Isufaj.
Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, shpreson se kjo pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës edhe më tej në trajtimin e sfidave kritike më të cilat ballafaqohen proceset gjyqësore, dhe në këtë mënyrë do të rritet transparenca dhe integriteti i procedurave ligjore në Kosovë.
“Ne jemi shumë krenar për bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar me Prokurorinë Speciale, jam shumë i kënaqur që ne jemi në gjendje ta çojmë këtë bashkëpunim edhe më tej, duke dorëzuar këtë pajisje regjistrimi të intervistave audiovizive.
Dhe ne shpresojmë se kjo pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës edhe më tej në trajtimin e sfidave kritike me të cilat ballafaqohen proceset gjyqësore. Duke dokumentuar saktë intervistat me dëshmitarët, të dyshuarit, dhe palët e tjera relevante, do të jeni në gjendje të siguroheni që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë. Dhe kështu rrit transparencën dhe integritetin e procedurave ligjore”, është shprehur ai.