Më 25 prill (e enjte) Komuna e Podujevës do të shënojë ditën ndërkombëtare të vajzave në TIK, me qëllim të rritjes së vëmendjes për nevojën e më shumë grave dhe vajzave në TIK.
“Një Jetë në TIK” do të na njohë me udhëtimin e Jeta Zagragja në TIK, themelueses dhe CEO-s së Anchorzup, e cila dallohet për vizionin, udhëheqjen dhe inovacionin në biznes.
Paneli “Inspirojmë gjeneratat e ardhshme” me 3 vajzat Edonisën, Fjollën e Mirgetën , do të na njohë nga afër me sukseset e tyre.
Në këtë takim që do të mbahet në hapësirat e Qendrës së Karrierës në IAAP Fan S. Noli nga ora 10:00, nga komuna do të merr pjesë nënkryetarja Marigona Lahu.