Gjigandi italian, Milan do të mbetet pa trajner në fund të sezonit.
Ditëve e fundit emri i trajnerit spanjoll, Julen Lopetegui u lidh me stolin e “Rosonerëve”.
Por pas kritikave të mëdha të tifozëve, duke kundërshtuar ardhjen e tij drejtuesit e Milanit hoqën dorë nga spanjolli.
Tifozët e Milanit krijuan edhe një hashtag “#Nopetegui”, i cili shumë shpejt mori miliona shpërndarje, sinjal ky i qartë për drejtuesit që të hiqnin dorë nga spanjolli, shkruan IndeksOnline.
Ndërkohë është kthyer fuqishëm në garë Domenico Tedesco, aktualisht trajner i Belgjikës, i cili më herët ka drejtuar edhe gjermanët e Leipzig, ku ka bërë mjaft mirë.
Emra të tjerë të lidhur me stolin e Milanit janë edhe italiani De Zerbi e francezi Galtier, teksa 19-herë kampionët italian duken të vendosur të gjejnë trajnerin e ri Brenda muajit maj, në mënyrë që të nisin ndërtimin e skaudrës për sezonin e ri, bashkë me të.