Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëspresidentin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit – MCC, Cameron Alford
Osmani tha se granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia e MCC e qeverisë amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin energjetik të Kosovës.
“Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Compact është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-ShBA”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Programi Kompakt i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit do të lansohet sot nga Qeveria e Kosovës, ku në ceremoni do të marrin pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe zëvendëspresidenti i MCC-së, Cameron Alford.