Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në 2:2.
Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri prej 10:2, derisa më pas e ngritën epërsinë në 23:10, por verdhezinjtë nuk u dorëzuan dhe çereku i parë përfundoi 26:20. Ylli në periudhën e dytë ngriti sërish epërsinë në 12 pikë, 32:20, por nga moment pejanët rikthehen, duke bërë përmbysjen në 35:36, e më pas u zhvillua lojë e barabartë, duke përfunduar në 47:46.
Super ndeshje u zhvillua në pjesën e dytë. Në periodën e tretë u zhvillua lojë e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi dhe luftë e madhe u zhvillua në parket, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 62:59.
‘Luftë’ e madhe u zhvillua edhe në dhjetë minutat e fundit, ku u zhvillua dramë deri në fund. Vendasit dy minuta nga fundi po fitonin me shtatë pikë epërsi 79:70, por kampionët nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat në 80:79, ku patën edhe aksionin e fundit, ku Larry Thomas shënoi për 80:81.
Te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Alonzo Verge Jr me 32 pikë, dhjetë kërcime e 12 asistime, kurse te Peja më i miri ishte Justin Davis me 22 pikë e 11 kërcime.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Pejë, ku do të vendoset se kush do të kalojë në finale.
Në finale, tashmë është kualifikuar Trepça, që eliminoi Sigal Prishtinën 3:0 në gjysmëfinale.