Sulmuesi i Kombëtares Franceze, Karim Benzema, është rikthyer në Spanjë.
Këtë gjë e konfirmoi edhe skuadra e tij Al-Ittihad, e cila përmes platformës “X” tha këto fjalë:
“Karim Benzema është rikthyer në Real Madrid për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore lidhur me dëmtimin që pësoi këtë sezon, në koordinim mes ekipit mjekësor të Al Ittihad dhe Real Madridit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Al Ittihad-it.
Sulmuesi francez, do të qëndrojë për një javë në kryeqytetin spanjoll në përpjekje për t’u rikuperuar për pjesën e fundit të sezonit, në të cilin Al-Ittihad i duhet ende të kualifikohet si i treti në Ligë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të Azisë sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë se Benzema, iu bashkua kampionit aktual të Arabisë Saudite Al-Ittihad një vit më parë ku ka bërë 29 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola.