Një vajzë e mitur është zhdukur në Bradash të Podujevës. Nëna e ka raportuar rastin në polici. Ajo ka thënë se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.
“Fsh.Bradash, Podujevë 01.05.2024-12:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.