Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me komandantin e FSK-së, Gjeneral lejtnant, Bashkim Jasharin.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka ndarë dy fotografi.
Shefi i qeverisë tha se ndonëse Jashari ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në më pak se dy vjet e gjysmë.
Kurti poashtu bëri të ditur se me Jasharin bisedoi për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme.
“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar kryeministri.