Në çdo 8 maj, kudo në botën e qytetëruar, përkujtohet Dita e Luftës kundër Talasemisë. Në këtë ditë, kujtohen të gjithë ata fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, që u përballën me këtë sëmundje për shumë vite, kudo nëpër botë.
Talasemitë janë anemi hemolitike kronike (të shkatërrimit të gjakut) që karakterizohen nga ulja apo mungesa e një ose më shumë zinxhirësh polipeptidike të hemoglobinës (α, β, γ, δ). Ato bëjnë pjesë në grupin e madh të defekteve të hemoglobinës, të cilat trashëgohen në mënyrë autozomale recesive.
Vendet ku shfaqet më shpesh Talasemia janë vëndet e Mesdheut ku malaria ka qënë endemike, si Shqipëria, Greqia, Italia, Qipro, etj.., por edhe në Azi dhe një pjesë Afrikës.
Sipas OBSH, sot 5% e popullsisë në botë është bartëse potenciale e gjenit patogjen të hemoglobinës (njerëz të shëndoshë, që kanë trashëguar një gjen mutant nga një prind). Shqipëria është një vend me endemicitet të lartë të beta Talasemisë.
Sipas të dhënave të MSH, në vendin tonë ka rreth 300 mijë bartës (8- 9% e popullsisë). Shpërndarja e bartësve është heterogjene dhe frekuenca më e lartë takohet në zonat e ultësirës perëndimore.
Qytetet më të prekura janë; Lushnja, Fier, Saranda Shkodër).
Talasemia është një sëmundje gjenetike që transmetohet nga të dy prindërit të cilët janë bartës të këtij mutacioni genetik, gjë që tek fëmija e tyre shfaq një anemi. Terapia e vetme mbështetëse për këta individë është transfuzioni i gjakut çdo dy javë, ose çdo 21 ditë për fëmijët më të vegjël.
Vendet ku shfaqet më shpesh talasemia janë vendet e Mesdheut ku malaria ka qenë endemike, si Shqipëria, Greqia, Italia, Qipro e të tjera, por edhe në Azi dhe një pjesë Afrikës.
Sipas OBSH, sot 5% e popullsisë në botë është bartëse potenciale e gjenit patogen të hemoglobinës (njerëz të shëndoshë, që kanë trashëguar një gjen mutant nga një prind). Shqipëria është një vend me endemicitet të lartë të beta Talasemisë. Në vendin tonë, rreth 8- 9% e popullsisë janë bartës. Shpërndarja e bartësve është heterogjene dhe frekuenca më e lartë takohet në zonat e Ultësirës Perëndimore. (Lushnjë 7.3%, Berat 7.04%, Fier 9.96%, Sarandë 7.92% dhe Shkodër 0.72%).
me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, së bashku me deputetët dhe punonjësit e administratës së Kuvendit të Shqipërisë dhuruan sot gjak, si një kontribut për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetëve të pacientëve.
Me moton “Dhurojmë gjak, shpëtojmë jetë, mbrojmë shëndetin!”, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deputetët dhe punonjësit e administratës së Kuvendit të Shqipërisë dhuruan sot gjak, si një kontribut për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetëve të pacientëve.