Gjashtë persona janë lënduar në mëngjesin e së mërkurës, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.
Ata janë dërguar për në Emergjencë për t’u trajtuar.
Në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, theksoi se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
“Njëri është në gjendje të rëndë, i kyçur në aparat për asistencë të respiratorëve. Kurse pesë janë me lëndime, por gjendje e tyre është stabile”, u shpreh Syla.
Ai shtoi se ende janë duke u realizuar ekzaminime shtesë.