Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dy të pandehurve të nacionalitet serb për krime të luftës kundër popullatës civile.
Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit, Z.K dhe D.K., gjatë kohës se luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serb, të veshur me uniformë të policisë dhe të armatosur, me vetëdije dhe qëllim, duke vepruar sipas planit dhe urdhrave të eprorëve të tyre, kanë marrë pjesë direkt në sulmin kundër popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë.
Sipas Prokurorisë, më këtë në bashkëkryerje Z.K dhe D.K., kanë kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile’’.
Dy të akuzuarit nga shtatori i vitit 2023, gjenden në masën e paraburgimit.