Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Berlin, ku është takuar me deputetin gjerman, Peter Beyer.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se me Beyer ka biseduar për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe gjendjen politike në Ballkan.
“Në Bundestag, kënaqësi të takoja mikun tim dhe deputetin Peter Beyer, ku biseduam për tema bilaterale në mes të vendeve tona, të ardhmen evropiane të Kosovës dhe gjendjen politike në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi me deputetin gjerman.