Konfirmohet: Xavi do të largohet nga Barcelona

Trajneri spanjoll, Xavi do të largohet përfundimisht nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Ashtu siç raportojnë mediat katalunase, presidenti Laporta ka vendosur ta shkarkojë nga detyra trajnerin spanjoll.

Xavi kishte vendosur para disa muajsh të largohet nga Barça, por më pas atij iu ndryshua mendja dhe vendosi të qëndronte.

Megjithatë, diçka ka ndodhur mes Xavit dhe presidentit të klubit – i cili duket se ka vendosur ta largoj legjendën e klubit.

Kujtojmë që skuadra e Barcelonës këtë sezon në La Liga e mbylli në pozitën e dytë në tabelë dhe mbeti pa titull, duke u eliminuar nga Copa del Rey dhe nga UEFA Champions League.