Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listën me 38 lojtarë për Euro 2024, e cila do të minimizohet më pas në 26-futbollsitë.
Murat Yakin ka ftuar gjashtë lojtarë shqiptarë për ndeshjet miqësore para nisjes së Kampionatit Europian që mbahet në Gjermani.
Lojtarët shqiptarë të ftuar janë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Andi Zeqiri, Ardon Jashari, Albian Hajdari dhe Uran Bislimi.
Kujtojmë që “Nati” fillimisht do t’i luajë dy ndeshje miqësore, ndaj Estonisë më 4 qershor dhe ndaj Austrisë më 8 qershor.
Më pas, Kombëtarja “Helvetike” udhëton me 26-lojtarë në Gjermani – ku në grup është me Hungarinë, Gjermaninë dhe Skocinë.