Të dielën në Prishtinë është arrestuar një person i cili i ka sulmuar fizikisht policët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me një rast”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.