Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar `Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit` ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, për shfrytëzimin e `Institucionit Korrektues`, në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve të shtetasve danezë.
Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se, çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj, është ratifikimi i ‘Traktatit’ ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e ‘Institucionit Korrektues’, në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve të shtetasve danezë, të nënshkruar nga ministrat e Drejtësisë të të dyja vendeve, më 26 prill, 2022, në Prishtinë dhe 16 maj, 2022, në Kopenhagë të Danimarkës.