Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë.
Vitia tha se pacientët tani do të marrin shërbime shumë më cilësore, e në kushte më dinjitoze.
“Për një grup shumë të rëndësishëm të pacientëve të Republikës sonë, tash e tutje në këtë klinikë do të marrin shërbime shumë më cilësore, me shumë e shumë kushte të mira dhe dinjitoze”, tha Vitia.
“Falënderoj të gjithë stafin e klinikës, ata që morën pjesë në renovimin rrënjësor të Onkologjisë dhe uroj që sa më pak të ketë sëmundje të tilla”.