Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në seancën e sotme pritet të dëshmoi dëshmitari i rradhës. Kurse në seancën e 7 majit në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është vendosur që të mos dëgjohet dëshmitari me kodin 02486, dëshmia e të cilit ishte planifikuar që të dëgjohet përmes video-lidhjes gjatë të premtes më 10 maj 2024.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmitë e këtij dëshmitari të dhëna më herët i plotësojnë kushtet që të pranohen si prova pa qenë nevoja që ai të dëshmojë serish fizikisht.