Policia e Kosovës ka njoftuar se është djegur një villë në Podujevë.
Në raportin 24 orësh theksohet se përvec dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Raporti i plotë:
Podujevë 21.05.2024-07:41. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri villa (pushimorja) e tij e cila ishte e pabanuar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante si dhe eksperti i zjarreve. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.