Skuadra e madhe gjermane, Bayern Muenchen, ka vendosur për trajnerin e ri. Me shumë mundësi pasardhës i Thomas Tuchelit do të jetë Vincent Kompany. Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën mbrëma “The Guardian”.
Zyrtarizimi pritet deri në fund të javës. Kompany së fundi ka udhëhequr Burnleyn, që nuk ia doli të mbetet në Premier League.
Kompany 38-vjeçar ka drejtuar edhe Anderlechtin në Belgjikë. Për Belgjikën i kishte luajtur 89 ndeshje. Ish-mbrojtësi është prej ikonave të Manchester Cityt.