Drejtoria e Inspeksionit sot gjatë ditës ka zhvilluar aksion kundër taksive ilegalë që qarkullojnë në rrugën Podujevë-Prishtinë.
Inspektorët e komunikacionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar të inspektojnë taksitë ilegalë ku me vendparkimet e tyre në hapësirat publike po pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe po shkaktojnë telashe në komunikacion.
Në këtë aksion ka marrë pjesë edhe drejtori i Inspektoratit, Alban Zeka.
Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim aksione të tilla ndaj taksive ilegalë, me qëllim të zhbllokimit të rrugëve, trotuareve dhe respektimit të rregullave të qarkullimit.