Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim, përfaqësuesin e përhershëm të UNDP në Kosovë, Nuno Queiros.
Gjatë këtij takimi biseduan për projektet që janë duke u realizuar dhe po realizohen në Komunën e Podujevës, ku theks të veçantë i kushtoi projektit të Zip Line që planifikohet të realizohet në Liqenin e Batllavës.
Përfaqësuesi i UNDP, Queiros e ka përgëzuar Kryetarin Bulliqi për punët dhe projektet që po realizohen në qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët llapjanë.