Kuvendi i Komunës së Podujevës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Hilmi Hoxha, e ku ishte i pranishëm edhe kryetari Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu, drejtorët e drejtorive, përfaqësues të KFOR-it dhe media.
Para fillimit të punimeve për miratimin e rendit të ditës me propozimin e drejtoreshës së Bujqësisë, Lirie Hoti, mbledhjes iu shtua edhe pika “Propozim Vendimi për për caktimin e kompensimit të anëtarëve të komisionit komunal të aksionarëve të Ndërmarrjes Publike “Eko Llapi”, e cila u mbështet nga anëtarët e Asamblesë Komunale.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani propozoi që të largohen nga rendi i ditës pikat 12; “Propozim Vendim për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P-1207-0, ZK Llapashticë e Epërme 12.1 Propozim Vendim për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim” dhe pika 13; “Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës 2 –Lokalet Afariste 50m2 dhe 55 m2 të ndërtuara në rr. “Skënderbeu” në Njësinë kadastrale P-00459-0, ZK Podujevë 13.1 Propozim Vendim për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim” për shkak të mungesës së aplikimit të përfaqësuesve të Organizatave të Shoqërisë Civile në komisionet e vlerësimit dhe si pasojë për shkak mos përmbushjes së këtij kriteri ligjor pikat shtyhen për një seancë tjetër.
Gjithashtu ky propozim mori mbështetjen e anëtarëve të Kuvendit Komunal për largim nga rendi i ditës.
Anëtarët e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Adnan Zymeri dhe Demokrat Hodolli, njoftuan dorëheqjen e tyre nga Grupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke shprehur se tash e tutje do të vazhdojnë qëndrimet e tyre si anëtarë të pavaruar.
Ndërsa gjatë kësaj mbledhje u miratuan pikat e rendit të ditës si në vijim:
1. Propozim vendimi për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2023 në vitin 2024 dhe destinimin në kategori dhe programe të caktuara buxhetore.
2. Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko-Llapi”
3. Propozim vendimi për shpalljen në interes të përgjithshëm publik pronat e paluajtshme shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, dhe atë; -në Zonën Kadastrale Dumnicë e Poshtme, për realizimin e projektit për ndërtimin e Tregut të Kafshëve, dhe në Zonën Kadastrale Podujevë, për realizimin e projektit për ndërtimin e Tregut të Gjelbër
4. Propozim vendimi për shpallje në interesit të përgjithshëm publik – objektet e ndërtuara në Parcelën me nr.P-71712062-02153-1, Zona Kadastrale Podujevë
5. Raporti Financiar i Komunës së Podujevës për periudhën janar-mars 2024.
6. Draft Plani i Veprimit për Barazinë Gjinore 2024-2026
7. Informatë për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi –KKSB për vitin 2023
8. Propozim Plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB për vitin 2024
9. Raport i punës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, periudha janar-mars 2024
10. Informatë e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
11. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P-1274-0,ZK Llapashticë e Epërme
11.1 Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
14. Raporti i komisionit për vlerësimin e gjendjes dhe konstatimin e shkallës së rrezikshmërisë së objektit të ndërtuar në periudhën e viteve 1982-1985 me destinim “Shtëpi të Kulturës”.
15. Propozim për plotësim ndryshimin e vendimit të Kuvendit nr.prot. 01-020/04-0101084/22 datë 09 dhjetor 2022 për formimin e komisionit për koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në territorin e Komunës së Podujevës, përkatësisht në vend të ish anëtares znj.Antoneta Ejupi ish drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës, anëtar në këtë komision të caktohet z.Shuajb Blakçori U.D drejtor i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Podujevës.