Ish-ylli i Chelsea-s, Eden Hazard thotë se ish-bashkëlojtarit të tij Cesc Fabregas-it duhet t`i ofrohet puna e trajnerit tek londinezët.
Cesc sapo ka futur Como-n në Serie A. Chelsea tashmë është në kërkim të trajnerit të ri pas shkarkimit të Pochettino-s.
“Ndoshta mund të jetë Roberto de Zerbi, por unë mendoj se miku im te Como, mund të jetë trajner i parë i Chelsea-s”, ka thënë Hazard.
Hazard thotë se nuk e ka pritur shkarkimin e Pochettino-s. Sipas belgut, strategu argjentinas ka bërë punë të mirë tek ‘Blutë’ e Londrës.
“Të them të drejtën isha pak i trishtuar. Mendoj se ai bëri një punë të shkëlqyer. E di që njerëzit duan që Chelsea të jetë në top katërshen, por është vetëm një sezon tranzicioni”.
“Ai është një menaxher i madh. I uroj fat të mirë atij”, ka theksuar Hazard.