Komuna e Podujevës njofton se në kuadër të kontratës për asfaltimin e rrugëve në qytet, sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Berlini” në gjatësi prej 410 metra në qytet.
Sipas njoftimit krahas kësaj me asfaltim të rrugëve është duke u punuar edhe në rrugën lidhëse Kalaticë-Brainë, si dhe në projektet e tjera infrastrukturore në lagje të qytetit.
Nga afër punimet e rrugës “Berlini” i ka përcjell drejtori i Urbanizmit, Leutrim Krasniqi i cili i uroi banorët e kësaj zone për realizimin e projektit.