
Presidentja e vendit e ka kujtuar 1 vjetorin e sulmeve të 29 majit ndaj ushtarëve të NATO-s në veri të vendit.
Më 29 maj janë bërë një vit nga sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan nga grupe të organizuara të serbëve, ku u lënduan më shumë se 90 pjesëtarë.
Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se dëshmohet qartë nga pamjet video dhe hetimet kriminale të kryera nga agjencitë e zbatimit të ligjit, 93 ushtarë u plagosën, disa me lëndime të rënda, përmes sulmeve nga grupet e krimit të organizuar serbë me urdhra të qarta politike nga regjimi i Vuçiqit dhe krerët e bandës së tij.
“Autorët, të cilët ende janë të lirë në Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit, duhet të mbajnë përgjegjësi! Mosndëshkimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, shkruan Osmani në X.