Një person është therur në Prishtinë të mërkurën mbrëma.
Viktima është dërguar në QKUK, e nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti po hetohet nga Policia.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është therur me thikë viktima mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një thikë dhe një kartelë telefonike”, thuhet në raportin e PK-së.