Me ftesë të presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur atje dhe është pritur me ceremoni shtetërore nga ministrja e Jashtme e El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco.
Osmani, në një postim në rrjetin social, Facebook, të përcjellë edhe me video, ka thënë se krijimi i aleancave të reja dhe themelimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës sime në El Salvador
“Krijimi i aleancave të reja dhe themelimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës sime në El Salvador. Pamje nga pritja me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake”, ka shkruar Osmani në Facebook
Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Osmani po ashtu do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me presidentin Bukele.