Në emisionin sportiv “Favorit” në T7 mbrëmë u trajtuan tema të ndryshme, duke nisur nga finalja e Ligës së Kampionëve, barazhi për Superligë, Kombëtarja e Kosovës, Kombëtarja shqiptare dhe shumë e shumëçka.
Analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi e shprehu brengën e tij që lojtarët i shohin presidentët e klubeve si thasë me para, ndërsa për ta thotë se nuk kuptojnë nga futbolli.
Kurse, trajneri Fahredin Duraku u shpreh se është shqetësuese që drejtorët e klubeve nuk e njohin futbollin pasi vijnë nga lëmitë tjera si ajo e arkitekturës apo edhe e biologjisë.