Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Podujevë, ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me neglizhencën dhe mos përfundimin e ndërtimit të rrugës “Xhemajl Mustafa”.
Në reagimin e kësaj dege thuhet se ky projekt jetik për qytetarët, është zvarritur për një kohë të gjatë dhe ka shkaktuar vështirësi të mëdha në jetën e përditshme të banorëve të zonës dhe komunitetit të biznesit.
“Ne, si degë e PDK-së, e konsiderojmë të papranueshme që investimet publike të mos menaxhohen me kujdesin dhe seriozitetin e duhur. Rruga Xhamajl Mustafa është një arterie kryesore që ndikon drejtpërdrejt në lëvizjen dhe ekonominë e qytetarëve tanë. Mos përfundimi i këtij projekti është një dështim i qeverisjes lokale për të përmbushur premtimet e dhëna dhe për të përmbushur nevojat e qytetarëve”, thuhet në reagim .
Reagimi i plotë i degës së PDK-së në Podujevë:
Neglizhenca dhe mos përfundimi i ndërtimit të rrugës Xhemajl Mustafa
Kanë kaluar afër tre (3) muaj nga fillimi i ndërtimit të kësaj rruge por ende as edhe një metër asfalt nuk është shtruar.
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Podujevë shprehë shqetësimin e saj të thellë lidhur me neglizhencën dhe mos përfundimin e ndërtimit të kësaj rruge.
Ky projekt jetik për qytetarët tanë është zvarritur për një kohë të gjatë dhe ka shkaktuar vështirësi të mëdha në jetën e përditshme të banorëve të zonës dhe komunitetit të biznesit.
Ne, si Degë e PDK-së, e konsiderojmë të papranueshme që investimet publike të mos menaxhohen me kujdesin dhe seriozitetin e duhur. Rruga Xhamajl Mustafa është një arterie kryesore që ndikon drejtpërdrejt në lëvizjen dhe ekonominë e qytetarëve tanë. Mos përfundimi i këtij projekti është një dështim i qeverisjes lokale për të përmbushur premtimet e dhëna dhe për të përmbushur nevojat e qytetarëve.
Ne kërkojmë urgjentisht nga institucionet përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të përfunduar ndërtimin e kësaj rruge dhe për të adresuar problemet e shkaktuara nga zvarritja e këtij projekti. Çdo vonesë e mëtejshme është një dëm i drejtpërdrejtë për komunitetin e biznesit dhe ndaj mirëqenies së qytetarëve tanë.
PDK-ja mbetet e përkushtuar për të monitoruar nga afër këtë situatë dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve tanë. Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin për të gjitha çështjet që prekin komunitetin tonë dhe do të insistojmë për përgjegjësi dhe transparencë nga autoritetet përkatëse.