Kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini”, në Podujevë.
Objekti i ri i kësaj shkolle do të ndërtohet në afërsi të dy shkollave tjera të mesme; gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, dhe shkollës teknike “Fan S. Noli.
Me një ceremoni zyrtare këtë të shtunë do të vihet gurthemeli për ndërtimin e këtij objekti. Prezent do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.