18 persona të dyshuar për planifikimin e aktiviteteve armiqësore dhe sabotazhit në emër të Rusisë dhe Bjellorusisë, përfshirë tentim vrasjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, u arrestuan në Poloni.
Ministria e Brendshme polake thotë se sabotimi është pjesë e një plani më të gjerë që përfshin gjithashtu sulme kibernetike dhe shtyrje të emigrantëve nga Bjellorusia në Poloni.
Numri i përpjekjeve të kalimit të paligjshëm të kufirit nga Bjellorusia në Poloni është rritur në muajt e fundit nga një duzinë në pothuajse 400 në ditë.
Në Poloni dhe BE, thonë se emigrantët janë bërë peng i Rusisë dhe Bjellorusisë, të cilat duan të destabilizojnë Evropën për shkak të mbështetjes së saj për Ukrainën.
“Këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë azilkërkues, por me një operacion të koordinuar, shumë preciz në shumë nivele, qëllimi i të cilit është të kalojë kufirin polak dhe të përpiqet të destabilizojë vendin”, tha Donald Tusk, kryeministër polak.